Futboll Sport

“MANDI ATLETIKO MADRITIN”/ Ronaldo rrezikon dënimin sepse festoi si Simenone? Ja si përgjigjet UEFA

Ndoshta do të ketë qenë eliminimi i pësuar nga Atletiko e Madridit, apo edhe fakti që Kristiano Ronaldo nuk simpatizohet më, edhe pas largimit nga Reali, duke qenë se ai që u duk një lajm drithërues nga ana e medias spanjolle, ka qenë vetëm një aludim i shëmtuar.

 Mëngjesin e djeshëm, sportivet e ndryshme si “AS”, “Marca” dhe “Mundo Deportivo” kanë lëshuar alarmin se CR7 ishte nën hetim nga ana e UEFA-s për festimin e tij, pas tripletës, në të cilin imitonte, edhe pse në mënyrë më të kamufluar, gjestin e Diego Simeones. Por frika që ndollën të përditshmet madrilene u hodhën poshtë nga vetë UEFA, e cila ka qetësuar Juventusin dhe vetë Ronaldon. Burime pranë qeverisë së futbollit europian nënvizuan se nuk ka asnjë dosje apo hetim të hapur.

Related posts

Është një nga lojtarët më të mirë në Botë, por në Playstation nuk ka besim te vetja

Isa.Autor

Çikalleshi feston golin e parë me Goztepe, skuadra e tij merr fitore të thellë (VIDEO)

Isa.Autor

Khabib-McGregor në shtator, palët bisedime për eventin e madh

Sadik.Autor

Leave a Comment