Futboll Seria A Sport

MAROTTA GJEN PASUESIN E ICARDIT/ Klubi “Zikaltër” hidhet në sulm për të marrë yllin…

Marrëveshja për rikthimin e Mauro Icardit në stërvitje është bërë me qëllimin e vetëm që argjentinasi të arrijë formën e tij më të mirë dhe të kthehet në fushë për të shënuar sa më shumë gola për dy arsye:

1. Grumbullimi me Argjentinën për Copa America që do të mbahet në Brazil nga 14 qershori në 7 korrik.

2. Ruajtja e çmimit të lartë të Icardit, në këtë mënyrë Inter do të përfitojë shumën e dëshiruar nga shitja e tij.

“La Gazzeta dello Sport” ka bërë me dije se Inter është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e Edin Dzeko, i cili është më i preferuari për të mbërritur në Milano, ndërsa një pistë tjetër mbetet ajo e Duvan Zapata.

Gjithsesi pas 20 prillit, kur të ketë përfunduar ndeshja Inter-Roma dhe rruga për në Champions League do të jetë më e qartë, në këtë periudhë klubi zikaltër do të ulet në tavolinë të negociojë me klubin kryeqytetas.

Sipas asaj që kanë zbuluar mediet, Dezko e ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në Milano dhe marrëveshja që u arrit për Nainggolan verën e kaluar është një shenjë se klubet dinë si të gjejnë konsensus.

Roma kërkon të paktën 30 milionë euro për sulmuesin, mirëpo Inter në anën tjetër nuk ofron më shumë se 25 milionë duke parë që Dzeko është 33 vjeç.

Për më tepër që kontrata e sulmuesit boshnjak skadon në qershor të vitit 2020 dhe Roma mund ta humbasë pa para sezonin e ardhshëm. Interes për Dzekon ka edhe nga Anglia, ku West Ham dhe Everton kanë kohë që e ndjekin.

Këtë sezon Dzeko ka shënuar 7 gola në 19 ndeshje që ka luajtur si titullar në Serie A, ndërsa në Champions League ka realizuar 5 herë.

Related posts

PAS NJË ASIST “MAGJIK” NGA DI MARIA/ Mbappe ndëshkon Monacon me një “PERLË” (VIDOE)

Delo.autor

PAS NJË JAVE TË TENSIONUAR/ Interi “dorëzohet” përballë Icardit, i ofron kontratë faraonike

Delo.autor

Ansi Agolli bëhet baba, urime pafund nga kolegë e tifozë

Sadik.Autor

Leave a Comment