Futboll Seria A Sport

MAROTTA MERR “OK” NGA SPANJA/ Interi përgatit blerjen e bujshme, ja kush rikthehet në Serie A

Ka fituar shumë tituj te skuadra e Real Madrid, ku nuk ishte asnjëherë titullar. Kjo solli huazimin për një sezon te Chelsea, ku dhe po luan aktualisht. Por çdo të ndodhë verën e ardhshme për mesfushorin kroat Mateo Kovacic?

Lajmi i bujshëm vjen sot nga Italia: kroati është pranë rikthimit tek Interi, ku luajti për dy sezone: 80 ndeshje dhe 5 gola për nënkampionin e botës. Sipas “Corriere Dello Sport”, Beppe Marotta ka kontaktuar drejtuesit e Real, dukle bërë një sondazh për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Kovacic të rikthehet në Milano.

Përgjigjja nga klubi madrilèn ka qenë pozitiv. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë gjithçka, pasi duhet edhe përgjigjja e lojtarit, nëse pranon të rikthehet në Serinë A. Kovacic ka deklaruar disa herë që ndihet mirë në Londër.

Nuk dihet nëse Marotta kërkon ta sjellë lojtarin në formë huazimi, apo zikaltërit do të paguajnë 30 milionë euro për lojtarin. Vështirë se Kovacic qëndron sërish në Madrid, ku sërish do të ngrohte stolin, ndaj Inter shpreson të gjejë një marrëveshje për të sjellë sërish 24-vjeçarin në Milano.

Related posts

Skuadrat me më së shumti tifozë në Evropë këtë sezon

Sadik.Autor

KUALIFIKOHET NË MESIN E 4 MË TË MIRAVE/ Distria Krasniqi, xhudistja e tretë që kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ÇEK/ Mesfushori i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës, Olainka i “vret” shpresën për pikë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment