Futboll La Liga Sport

SULMON YLLIN E REAL MADRID/ Ish-trajneri Valdano: Zinedine Zidane ka kuptuar gjithçka

Gareth Bale dhe Real Madrid, një marrëdhënie e trazuar.

Uellsiani nuk ka qenë kurrë i vlerësuar nga Zidane në sezonet e fundit dhe marrëdhënia e tij me ambientin Los Blancos ka pasur shumë ulje-ngritje.

Situata është ndezur akoma më shumë nga ish-trajneri dhe drejtuesi i madrilenëve Jorge Aldano, i cili ka dhënë mendimin e tij për Onda Cero në lidhje me yllin e Real-it.

“Për Bale nuk është një problem nëse nuk luan. Zidane-it i duhen shumë lojtarë në dispozicion tani, për rotacionet që duhet të bëjë për shkak të ndeshjeve të shumta, por  Bale-it nuk i intereson”, ka thënë Valdano.

“Zidane duket se e ka përjashtuar nga rotacionet, por gjëja e shëmtuar është se duket se Bale-it nuk i intereson. Dhe një trajner e kupton kur gjërat janë kështu”.

Related posts

DITA E SË VËRTETËS PËR TIRANËN/ 5 bardheblu do të dëshmojnë për dyshimet ndaj Bylisit para…

Delo.autor

BRIGHTON-MANCHESTER CITY/ Pas 14 mintush lojë, Gundogan ndëshkon për “Qytetarët” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus-Dzeko është kryer, trajneri i Romës merr vendimin e papritur

Delo.autor

Leave a Comment