Futboll Seria A Sport

YLLI TËRHEQ VËMENDJEN E KLUBE TË MËDHA/ Zidane gati të realizojë ëndrrën e yllit të Serisë A…

Sergej Milinkovic-Savic është kthyer në nivelet e mëparshme, duke tërhequr përsëri vëmendjen e klubeve të mëdha. Ylli i Lazio-s ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Firence, edhe pse nuk ka arritur të gjejë golin.

Kundër Parma-s do të duhet të rregullojë shënjestrën dhe, mbi të gjitha, të shmangë skualifikimin që do ta detyronte të mungonte në ndeshjen pasardhëse të kampionatit kundër Inter-it.

Objektivi i tij është ta ndihmojë Lazio-n të shkojë në Champions League, por edhe që një ditë të luajë për Real Madrid-in. Serbi mund ta realizojë ëndrrën e tij verën e ardhshme.

Sipas “El Chiringuito”, emisioni sportiv spanjoll që lajmëroi kthimin e Zidane te madrilenët, trajneri francez ka vënë në shënjestër pikërisht Milinkovic-Savic për merkaton e verës.

Related posts

REZULTATET NË KOHË REALE/ Vllaznia thellon avantazhin, Guri shënon për Kukësin

Sadik.Autor

Papagalli Njuton bën parashikimin, Kupën e Botës do ta fitojë…

Isa.Autor

“KATASTROFA” ME LIVERPOOL/ Messi si PINOKU, buzëqesh Ronaldo, rrjeti MASAKRON Barçën (FOTO)

F.autor

Leave a Comment