Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLL AVENTURËN PAS DY JAVËSH/ Trajneri Stojku: Nuk më mbetet gjë tjetër veçse…

Trajneri Gentian Stojku duket se ka mbyllur me Kamzën. Stojku pasoi Ernest Gjokën në stolin e kamzalinjve por aventura e tij u mbyll pas vetëm 2 javësh. E gjitha për shkak të skandalit të ndodhur kundër Laçit ku u dhunua gjyqtari Eldorjan Hamiti.

“Sot është bërë një takim vetëm që lojtarët mos të rrinin pa stërvitje. Presidenti tha fjalët e veta. Asnjë njeri i futbollit nuk e do diçka të tillë. Thjesht kam ardhur që të përshëndetem me lojtarët, pasi është e pamundur të vazhdosh në këto kushte. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të largohem. Ka qenë kënaqësi që punova këtu, pasi djemtë bënë punë të shkëlqyer dhe më mbushën me shpresë se mund të arrinim diku”, u shpreh Stojku për mediat.

Related posts

HIDHET SHORTI I KUPËS SË MBRETIT/ Ndeshje e vështirë për Barcelonën, me fat “Los Blancos”

Delo.autor

E PAZAKONTË NË BOLIVI/ Kampionati nuk e ka sistemin VAR, por gjyqtari… (VIDEO)

Delo.autor

Ramos flet për lëndimin e Salah, arsyetimi i tij është tejet i “çmendur”

Sadik.Autor

Leave a Comment