Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

MERKATO PARA “EL CLASICOS”/ “Katalanasit” kryejnë lëvizje për 12 milionëshin e Liverpoolit…

Barcelona është e fokusuar tërësisht në përballjen me Real Madrid mbrëmjen e sotme, por katalanasit lëvizin edhe në merkato njëkohësisht.

Gazeta “Sport.es”, një media pranë klubit ka zbuluar se po kryhen lëvizje për të marrë shërbimet e Alberto Moreno nga Liverpool. Barcelona po insiston për të rinovuar kontratën me Jordi Alba, por duan të kryejnë edhe një afrim tjetër për atë pozicion, një blerje e lirë që e njeh futbollin spanjoll.

Moreno mund të kushtojë deri në 12 milionë sterlina dhe katalanasit janë të gatshëm të negociojnë me Liverpool sepse edhe vullneti i lojtarit është që të largohet sepse këtë sezon është aktivizuar vetëm në tre ndeshje, 2 në Premier League dhe 1 në FA Cup.

Related posts

Juventusi befason Bonuccin me urimin: Momente të paharrueshme…

Sadik.Autor

KTHESË E PAPRITUR/ Armando Sadiku zyrtarizon klubin e ri

Delo.autor

“ATA MENDOJNË SE…”/Hazard nis ankesat: Sarri kërkon shumë dhe po e irritoj

Delo.autor

Leave a Comment