Futboll Seria A Sport

GJATË SEANCËC STËRVITORE/ Insigne dhe Hysaj provokojnë Juventusin me gjestin e… (FOTO)

Kapiteni i Napolit u fiksua në një moment pikant, teksa po imitonte trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone (gjestin e këtij të fundit, me duart tek organet gjenitale), në fitoren 2-0 ndaj Juventusit, në Champions. Kjo gjë ndodhi në seancën stërvitore të së premtes, gjatë një shakaje me Mario Rui në “Castel Volturno”.

Në foto duket se kapitenit napoletan “i mban iso” edhe shqiptari ynë, Elseid Hysaj. Ky gjest i Lorenzo Insigne nuk ka shkuar pa u vënë re nga mediat italiane, sepse e shohin si njëlloj talljeje për juventinët, me të cilët Napoli do të luajë këtë të diel, në Serie A.

Një provokim, apo një shaka e thjeshtë e kapitenit me Mario Rui dhe Hysaj? Kush e di, por në prag të supersfidës me kampionët e Italisë, beteja duket se ka nisur.

Related posts

YLLI BRAZILIAN NUK SHFAQET NË STËRVITJE/ PSG bën gati gjobën për Neymar, ja ku ndodhet

Delo.autor

“Unë jam Thomas Strakosha, kjo është historia ime”: Video e Lazios për ditëlindjen

Sadik.Autor

Shkëlqeu me Francën në Botëror, Atletico blindon Lucas Hernandez me një klauzolë…

Isa.Autor

Leave a Comment