Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E SË ARDHMES/ Marotta e Ausilio përgatisin një tjetër goditje me plan afatgjatë

Merkato e Interit do të drejtohet në dy qëllime kryesore: Kampionë të mirëformuar që janë në gjendje të japin kontribut të menjëhershëm në skuadër, por edhe të rinjtë me një perspektivë të artë që synohen për të ardhmen.

Në qoftë se deri tani është diskutuar për Godin dhe Rakitic, tani Marotta dhe Ausilio po përgatisin një surprizë për Paris Saint-Germain. “L’Equipe” ka bërë me dije se drejtuesit zikaltër janë vënë në kontakt me talenti e kampionëve të Francës, Corentin Louakima.

Mbrojtësi francez me origjinë kongoleze sapo ka mbushur 16 vjeç dhe do firmosë kontratën e tij të parë si profesionist. Ai konsiderohet si një ndër talentet më premtues në Francë dhe Inter po përdor këtë mundësi për ta marrë nga duart e PSG-së që tani, duke i ofruar një kontratë prej profesionisti në Milano.

Related posts

” NUK DO TË NDALEMI SË BESUARI”/ Zidane i lumtur me fitoren: Kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë…

Delo.autor

KUALIFIKIMI MADHËSHTOR I TIRANËS/ Presidenti Halili: Tifozët do të jenë në Rinas për të na pritur, ja kujt ia dedikojmë…

Delo.autor

KA LUAJTUR ME MILANIN/ “Tulipani” kërcënon INTERIN: Në shtëpi ishte FAJTOR ARBITRI, tani do të…

Isa.Autor

Leave a Comment