Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA DERBIT KRYEQYTETAS/ Policia jep masat, nuk do lejohen…

Policia e Tiranës ka pulbikuar masat e marra në prag të takimit mes Tiranës dhe Partizanit, që do të luhet ditën e sotme në orën 16:00 në “Selman Stërmasi”. Policia paralajmëron se do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit nëse ka prishje të rendit. Më poshtë njoftimi i plotë:

Policia e Tiranës, masa për zhvillimin e ndeshjes “Tirana-Partizani”.

Në zbatim të ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjit Nr. 79/2017, për “Sportet” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes “Tirana-Partizani” e cila do të zhvillohet ditën e sotme, rreth orës 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në ambientet e jashtme të stadiumit, si dhe përgjatë rrugë kalimeve të tifozërive.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj), si dhe çdo tifozë duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Do të ketë bllokime të disa segmentëve rrugor, si dhe bllokime të pjesëshme të disa segmentëve rrugor (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë :

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozërive.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30-18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Tiranës”, janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30 – 18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejoj grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë intenerarit të caktuar.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Related posts

FULHAM-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” kalojnë në avantazh, shënon Silva

Delo.autor

SKUADRA AKTUALE, PLUS TRE YJE! “The Sun” zbulon top-formacionin e Realit

F.autor

DOZA E TRETË PËR CHIELLINI-N/ Mbrojtësi i Juventusit me mesazh sensibilizues: Vaksinohuni për ne dhe të tjerët…

Delo.autor

Leave a Comment