Futboll Sport

“MOMENTI I DUHUR”/ Reali ka gati ofertën për Hazardin, por ka një problem

Reali i Madridit bën gati ofertën e parë për të transferuar Eden Hazardin në Spanjë. Ëndrra e madhe e belgut është të stërvitet nga Zinedin Zidan dhe tani është momenti i duhur për të bërë kalimin nga Çelsi drejt Realit. Problemi i vetëm është se blutë e Londrës e kanë merkaton e mbyllur dhe nuk mund të blejnë një zëvendësues për Hazardin.

 

Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për një ofertë 82 milionë euroshe në drejtim të zyrave të skuadrës londineze, e cila me shumë mundësi do të refuzohet dhe do të kërkohen 110 milionë euro. Hazard nuk ka rinovuar kontratën dhe po vazhdon ta zvarritë pikërisht për t’u transferuar te Reali. Duke ditur dëshirën e futbollistit, “galaktikët” kërkojnë t’i nisin bisedimet me pak miliona.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KLUBI I IBRAS/ Futbollisti shqiptar vendos për cilën ekip kombëtar do të luajë

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Oto Xhon bën bomberin, Prishtina triumfon me “POKER” ndaj uellsianëve

Delo.autor

Momente paniku në Shkodër, çfarë po ndodh në ndeshjen e Vllaznisë? (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment