Formula 1 Sport

NË PISTË NDODHIN PAK PARAKALIME/ Formula 1 e mërzitshme apo tërheqëse, ja çfarë thonë statistikat

Edhe pse në pistë ndodhin pak parakalime, duke bërë që disa gara të jenë të mërzitshme, shifrat flasin se Botërorin 2019 i Formula 1 ka njohur një rritje me 1.75% të tifozëve të pranishëm në gara krahasuar me vitin e kaluar. Sipas shifrave të publikuara nga Formula 1, këtë vit kanë qenë të pranishëm në total 4,164,948 spektatorë, në 21 garat e zhvilluara.

8 gara të Formula 1 kanë patur në total mbi 200 mijë spektatorë. Në këtë shifër përfshihen tifozët e pranishëm ditën e premte (provat e lira),  të shtunën (provat zyrtare) dhe ditën e diel (gara). Për herë të parë kuotën e 200 mijë tifozëve në total në fundjavë ka prekur Italia.

Ndërsa në 3 gara është kaluar shifra e 300 mijë tifozëve gjatë fundjavës: Britania e Madhe me 351 mijë spektatorë; Meksika me 345 mijë spektatorë; Australia me 324 mijë spektatorë.

Gara që regjistroi përqindjen më të madhe të shtimit të të ardhurave krahasuar me 2018-ën ishte ajo që u zhvillua në Montreal (Kanada), me 14.6% më shumë fitim për organizatorët.

Ndërsa gara që pati rritjen më të madhe të tifozëve krahasuar me 2018-ën ishte ajo e Kinës (me 30%), e cila përkoi edhe me garën nr.1000 në historinë e Formula 1.

Related posts

ZBULOHET DATA PËR RIFILLIMIN E LA LIGAS/ Ndeshja e parë pas rinisjes do të jetë një derbi

Delo.autor

“ZIKALTËRIT” E KISHIN PARALAJMËRUAR PREJ KOHËSH/ Inter ndryshon lëkurë, ja logoja e re që pritet të lançohet… (FOTO)

Delo.autor

PARIS 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara

F.autor

Leave a Comment