Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Ish-lojtari i Partizanit njofton se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, ja arsyeja e vërtetë…

Ish-lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi i cili aktualisht aktivizohet në kampionatuin e Kuvajtit me fanellën e Al-Qadsia, ka reaguar nëpërmjet një Story në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, ku ka deklaruar se përshkak të gjendjes së vështirë të pandemisë globale të COVID-19 dhe disa procedurave, nuk mund të jetë i disponueshëm për Kombëtaren shqiptare për ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” në fundin e muajit mars.

POSTIMI I LORENC TRASHIT –

“Me keqardhjen time të plotë, duhet t’iu informoj se për shkak të situatës së vështirë në të cilën është e gjithë bota, dhe për shkak të disa vonesave në procedurat që nuk janë në dorën time, unë nuk mund të bashkohem me ekipin Kombëtar të futbollit për ndeshjet e ardhshme në muajin mars. Unë dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre, dhe i uroj të gjitha të mirat dhe shumë fat ekipit tim Kombëtar dhe shokëve të mi.”

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Bayern Munich e nis me gol, skuadra e kategorisë së dytë kundërpërgjigjet (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen çiftet e turit të dytë, dy përballje mes ekipeve të Superiores

Delo.autor

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Bajrami “xhol”, Kombëtarja kopjon Sarrin për Hysajn. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment