Futboll Premier League Sport

JANË NË KRYE TË PREMIER/ Kapiteni i Liverpoolit: Po përjetojmë sezonin më të mirë, ndaj është…

Pas dominimit të gjatë të Liverpool, më në fund Manchester City ka përmbysur pozicion me “Të Kuqtë”, duke marrë kryesimin në Premier League. Një provë force që dëshmoi edhe një herë tjetër forcën e skuadrës.

Gjithsesi, kjo luftë rrotë më rrotë me Liverpool nuk duket se po ka ndonjë efekt të jashtëzakonshëm te dikush që me fanellën e “Qytetarëve” ka përjetuar vite të tëra suksesi.

Në fakt, sikurse raporton “Daily Mail”, mbrojtësi dhe kapiteni Vincent Kompany, mbase duke shkuar edhe kundër rrymës, nuk duket shumë i interesuar mbi mënyrën se si do të përfundojë lufta për titullin.

“A do të na fusë në histori mbrojtja e titullit? Jo jo nuk besoj. Mendoj se të fitosh dhe të konsiderohesh i madh, janë dy gjëra të ndryshme. Edhe të arrish 100 pikë është prej gjigantësh, paçi fat nëse tentoni ta bëni sërish. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, por nuk mund të kuptosh asgjë nëse më parë nuk ke luajtur”, deklaroi mbrojtësi belg.

“Nëse Liverpool e mbyll përpara nesh, atëherë do të ketë bërë më mirë dhe kjo për meritë të tyre. Mendoj se këtë sezon po bëjmë mirë si skuadër, por është gjithashtu e rrallë të gjesh një kundërshtar si Liverpool. Nëse shohim sezonet e kaluara, mendoj se jo shumë skuadra kanë patur një rival kaq të fortë sa ‘Të kuqtë’”, u shpreh kapiteni i “Qytetarëve”.

“Liverpool po përjeton sezonin më të mirë që kam parë ndonjëherë që kur jam në Premier League, ndaj është një ekip i fortë dhe për ta mundur duhet vetëm të rrisim nivelin tonë të garës”, vijoi Kompany.

“Do të jetë shumë e vështirë të fitojmë gjithçka. Kemi akoma edhe shumë ndeshje deri në përfundimin e sezonit. Të flasim tani nuk është gjë e mirë. Rezulton vërtetë e vështirë edhe të thuash të qëndrosh i përqëndruar në njërin kompeticion, apo në tjetrin. Në fund të fundit, çdo sfidë është e rëndësishme”, përfundoi futbollisti i Manchester City.

Related posts

Shtyhet inagurimi i stadiumit më të shtrenjtë në histori, probleme me sigurinë

Isa.Autor

Wenger rrezikon stolin e Arsenalit, kualifikimi në Champions është i domosdoshëm

Q.Autor

Djali i Tottit çmend spanjollët: Futbolli rrjedh në venat e tij

Q.Autor

Leave a Comment