Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Valverde: Jemi nën një presion të madh, por duam të…

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelona-s, ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së Champions League që skuadra e tij do të luajë të mërkurën në mbrëmje kundër Lyon-it.

“Nuk e di nëse Lyon-i do të ndryshojë diçka në krahasim me ndeshjen e parë. Ka disa armë, veçanërisht në sulm, dhe do të kërkojë t’i shfrytëzojë”, ka thënë Valverde.

“E di vlerën që ka një gol i shënuar në transfertë, për këtë arsye do të duhet të bëjmë kujdes. Jemi nën një presion të madh, por duam të kualifikohemi. Në Champions të gjitha ndeshjet janë të vështira, ka një atmosferë të veçantë. Eliminimet e PSG-së dhe Real-it e tregojnë qartë këtë”.

“Dembele? Të shohim si do të jetë dhe më pas do të vendosim. Nëse nuk do ndihet mirë, nuk do të luajë. Zidane? Është një trajner i madh, secili merr vendimet e veta. Do të takohemi përsëri”.

Related posts

ELEMINIMI NGA EUROPIANI/ Griezmann: Jemi të trishtuar, por nuk justifikohemi

F.autor

Pas Nailggolan, Inter-i gati të sjellë në skuadër “yllin” e Belgjikës

Isa.Autor

MOMENTI MË I MIRË! Peter Olainka: Dua të luaj për Shqipërinë, do jem i lumtur nëse më thërrasin

Delo.autor

Leave a Comment