Futboll Premier League Sport

Brighton-Man United/ “Pulëbardhat” duan të përsërisin mrekullinë ndaj “djajve”

Brighton ka përmbysur parashikimet dhe ka arritur të shmangë rënien nga kategoria sezonin e kaluar. Ndeshja hapëse e sezonit të ri ka qenë një nga ato për t’u harruar për ata, që janë mundur 2-0 në fushën e Watford. Gjithsesi, të dielën ata do të luajnë në “AMEX Stadium”, që ka qenë fortesa e tyre për tre vitet e fundit. ata do të presin Manchester United në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Premier League që do të luajnë në shtëpi.

Kanë kaluar tre muaj që nga koha që Brighton siguroi qëndrimin në Premier League me një fitore 1-0 dramatike ndaj “Djajve të Kuq”. Ajo fitore ka qenë pjesë e një ecurie prej vetëm një humbjeje të pësuara në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha mkompeticionet. Për ta përsëritur atë rezultat të jashtëzakonshëm edhe këtë herë, Brighton duhet të përmirësohet ndjeshëm pas humbjes 2-0 të pësuar kundër Watford në ndeshjen e parë.

Pasi ekipi i tij nuk arriti të bënte asnjë gjuajtje në kuadrat, trajneri Chris Hughton ka thënë qartë: “Nuk meritonim asgjë”. Ndërkohë, pas një faze përgatitore të vuajtur Manchester United e ka hapur sezonin e ri të Premier League me një fitore 2-1 ndaj Leicester, që është shoqëruar me komplimentet e trajnerit Jose Mourinho. “Kam parë momente të stilit të futbollit që ne duam të luajmë”.

Për sa i takon statistikave, Brighton ka pësuar pesë autogola sezonin e kaluar, më shumë se askush në Premier League. 40% të golave të pësuar nga Brighton kanë ardhur nga goditjet standarde. Arbitri i këtij takimi do të jetë Kevin Friend, i cili ka patur mesataren më të ulët të kartonëve të verdhë për ndeshje sezonin e kaluar. ai ka dhënë 2.19 për takim dhe asnjë të kuq.

Related posts

Laps e letër në dorë, ”ekuacioni” i mbijetesës në Superiore

Sadik.Autor

PLAS TE REALI I MADRIDIT/ Karlo Ançeloti kundër Kurtuasë: Mos i jep… gojës!

F.autor

NDEZIN DERBIN E KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics”: Shkojmë për fitore dhe leksione ndaj turpit të…

Delo.autor

Leave a Comment