Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT/ “Rrëmujë” në shtëpinë e Romës, Xheko del kundër trajnerit Fonseka. Bojkotohet stërvitja

Duket se lojtarët e Romës nuk e kanë kapërdirë aq lehtë shkarkimin e menaxherit të klubit, Gombar dhe zyrtarit të klubit, Zubiria pas gafave të zëvendësimeve në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Specias.

Sipas asaj që raportojnë mediat e ndryshme italiane, lojtarët verdhekuq me në krye Edin Xhekon dhe Lorenco Pelegrinin kanë kërcënuar për bojkot stërvitjes, vetëm që dy zyrtarët e klubit të riktheheshin përsëri në klub.

Pas tri orësh tentativa, lojtarët e skuadrës kryeqytetase u rikthyen të stërviten, por duke i treguar gishtin klubit si fajtor për largimin e tyre.

Related posts

Jose Mourinho: Kthimi me Sevilla është ndeshje për jetë a vdekje

Q.Autor

VAZHDON TË SURPRIZOJË TALENTI I TOTENHAM/ Sfida e re e Dele Alli-t është akoma më e vështirë se e para

Isa.Autor

LA LIGA/ “Los Blancos” bind ndaj Espanyol, Bale rikthehet me gol

Delo.autor

Leave a Comment