Futboll

LIVE/ Teuta-Skënderbeu, Penallti e dyshimtë. Kallaku kalon në avantazh skuadrën e Shkëmbit

Po luhet në “Niko Dovana”, supersfida mes Teutës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas rezultateve negative në javën e 23-të, teksa do të tentojnë të rikthehen te fitorja.

Korçarët kanë kundër edhe statistikat përballë Teutës. Sikur të mos mjaftonte kriza e rezultateve në 9 ndeshjet e fundit, po të shohësh përballjet e fundit me durrsakët, janë si mos më keq.

Skënderbeu në 5 takimet e fundit nuk e ka mundur dot këtë ekip dhe me 4 humbje, maksimumi kanë shijuar një barazim. E fundit fitore përkon 17 muaj më herët, konkretisht në tetorin e 2017-ës, kur ia dilnin në “Niko Dovana” me shifrat 1-4.

Por, ajo që “djeg” më tepër është fakti se në 5 takimet e luajtura në 2019-ën kanë pësuar 8 gola, një mesatare që tregon se prapavija fut “ujë”.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Trajneri Shehi në këtë përballje do të ketë në dispozicion edhe Dejvi Bregun që ndodhet në stol.

TEUTA-SKËNDERBEU 1-0

Kallaku 45+2′

KOMENTI LIVE: 

45+2′ GOOOOOL TEUTA 1-0/ Kallaku tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avantazh durrsakët. 

45′ Penallti për Teutën. Gjyqtari Kola ndëshkon me karton të verdhë Radasin për prekje të topit me dorë brenda zonës. Protestojnë korçarët të cilët nuk janë dakord me vendimin e arbitrit.

43′ Krasniqi provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi shkon larg kuadratit.

40′ Pesë minuta larg fundit të pjesës së parë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

35′ Momente tensioni mes lojtarëve pas disa ndërhyrje të ashpra në mesfushë. Sibo ndëshkohet me karton të verdhë.

34′ Avdyli e tepron me topin e mbajtur brenda zonës, për pak sa nuk përfitojnë futbollistët e Skënderbeut.

29′ Gjergji Muzaka shkëputet bukur nga e djathta dhe hedh një top të rrezikshëm në zonë për Krasniqin, por ky i fundit nuk arrin t’ia gjejë dot kohën topit duke shkaktuar faull në sulm.

23′ Teuta nuk heq dorë nga sulmet e vazhdueshme, Progni harkon nga e djathta, por i vëmendësh portieri Dajsinani që kontrollon topin.

20′ Skuadra e Bledi Shkëmbit hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, mbrohen mirë korçarët.

17′ Progni lëviz bukur nga e djathta dhe harkon një top të rrezikshëm brenda zonës, por nuk mundet aty as Bushiç dhe as Kamara ta devijojnë drejt rrjetës.

15′ Avdyli provon të nis një vertikalizim të bukur për Bushiç, por del shpejt Dajsinani që kontrollon gjithçka.

10′ Krasniqi provon të surprizojë me një gjuajtje të befasishme nga brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

5’ Goditje dënimi nga e djathta për Teutën, Traore harkon në qendër ku Dajsinani shfaqet i pasigurt me daljen e tij dhe lë topin në zonë, por nuk arrijnë të përfitojnë lojtarët durrsakë.

3′ 3’ Ndërpritet për pak çaste ndeshja për të ndihmuar kapitenin Tefik Osmanin i cili ka shfaqur probleme fizike. Mbrojtësi korçar ka shtrënguar “dhëmbët” dhe është rikthyer në fushë.

1′ Skënderbeu provon të rrezikojë me Pervan, i cili harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por Bushiç largon sferën në këndore.

1′ Ka nisur takimi në “Niko Dovana”, Skënderbeu luan topin e parë nga qendra.

Related posts

Maxi Lopez zbulon takimin sekret të Wanda Nara

Sadik.Autor

SKANDALOZE/ LEGJENDA e futbollit rrezikon BURGUN, akuzohet për NGACMIM SEKSUAL

Isa.Autor

MERKATOJA E VERËS/ Milan-Bakayoko nuk ka mbaruar, “asist” vjen nga trajneri gjerman…

Delo.autor

Leave a Comment