Futboll Ligue 1 Sport

ELEMINIMI NË CHAMPIONS/ “L’Equipe” e paralajmëron: PSG i kishte gati rinovimet me Buffon, ja dyshimet…

Aksionet e Gigi Buffon, që të mbrojë portën e PSG edhe sezonin e ardhshëm, kanë pësuar rënie. Kjo gjë, sipas “L’Equipe”, nuk është aq e sigurt. Nëse deri para pak javësh rinovimi i portierit 41-vjeçar italian, i cili në verën e kaluar kishte nënshkruar deri në qershor 2019, me opsion edhe për një sezon tjetër, dukej i sigurt, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve gjërat kanë ndryshuar.

Sipas revistës së mirënjohur sportive franceze, PSG i kishte gati rinovimet me Buffon, Dani Alves dhe Thiago Silva. Gjithsesi, si për të parin, dyshimet e ngritura pas shfaqjeve negative të ofruara në kthimin ndaj Manchester United peshojnë shumë. Në rastin e Thiago Silva, aftësitë e tij si udhëheqës (kapiten)  janë vënë në pikëpyetje dhe mund të sakrifikohet për shkak të rinovimit tërësor të ekipit.

Related posts

Messi i drejtohet Neymarit: Na mungon! Uroj të takohemi…

Q.Autor

E BUJSHME/ Reali gati të rikthejë Hakimin, Interi rrezikon. Nuk kanë paguar për lojtarin

Delo.autor

DERBI I “MADONINËS”/ Candreva kërcënon MIlna, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment