Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ BOURNEMOUTHIT/ Guardiola përgatitet për të keqen: 200 milionë sterlina për 4 blerje

Manchester City po shqyrton mundësinë e dënimit nga FIFA duke i mbyllur dritaren e transferimeve, ashtu siç ndodhi me Chelsea, për shkak të firmave me lojtarët e rinj. Në të njëjtin drejtim po hetohet edhe City dhe Guardiola nuk dëshiron të jetë i papërgatitur nëse ndodh që iu bllokohet e drejta për të blerë lojtarë.

Për këtë trajneri spanjoll ka përgatitur një listë me 3-4 blerje, që parashikohet të kapin shifrat e 200 milionë sterlinave. Një mbrojtës i majtë, një qendërmbrojtës, një mesfushorë me tipare mbrojtëse dhe një sulmues, këto janë afrimet e reja që dëshiron Guardiola.

“Janë tre apo katër pozicione që mendoj se duhet të shohim për ide të reja. Nuk e di nëse do të dënohemi por është një mundësi. Do të blejmë një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor në rolin e Fernandinho”, tha trajneri i “Qytetarëve”.

Ben Chilwell i Leicester është në krye të listës për të marrë krahun e majtë të mbrojtjes. Ndërkohë që për pozicionet e tjera akoma nuk ka emra konkret për të cilët interesohet Manchester City.

Related posts

“BELGU MAGJIK”/ Gola dhe spektakël, HAZARD është Lojtari i Muajit (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Derbi i “çmendur”, sulmuesi Bardhi rihap sfidën për “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Real Madridi ka kontaktuar trajnerin e ri, e pranon ish-presidenti

Delo.autor

Leave a Comment