Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Tifozat e “Demave” reagojnë për çmimin e biletave: S’ka askush që ne na…

Klubi i Kukësit ndryshe nga ndeshjet e tjera, në takimin kundër Partizanit që do të luhet të premten në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, ka vendosur që të rrisë çmimin e biletave.

Një çmim tepër i lartë, por që nuk do e pengojë tifozerinë e Partizanit të jëte e pranishme nê stadium në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës

Ultras Guerrils, kanë reaguar në lidhje me këtë çështje dhe e konsiderojnë një vlerësim dhe një frikë të rivalit për titull.

Pasioni i tifozerise se Partizanit nuk ka cmim, e akoma me qesharake eshte te mendosh se rritja e cmimit te biletes do ta pengoje dyndjen masive ne kete ndeshje.

Kemi udhetuar me mijra kilometra atehere kur ishim ne ditet me te erreta te historise se klubit ku vec vetefinancimit te udhetimeve tona ne qytete e fshatra te larget te cdo kategorie, me aq sa mundeshim kontribonim edhe per lojtaret tane te pa paguar. Kemi sakrifikuar e vazhdojme te sakrifikojme sa here eshte nevoja.

“Fakti qe dikush ka rritur cmimin e biletes me idene se do pengoje tifozerine e Partizanit, ose do te perfitoje duke pasur te sigurte masivitetin tone, nuk na shqeteson, irriton apo provokon, perkundrazi per ne eshte vleresim.

Kjo do te thote qe i tremben koreve e kengeve tona, i tmerron ngjyra e kuqe dhe flamujt qe valeviten, i tmerron uragani qe krijohet kur tifozeria e kuqe dyndet ashtu sic di ajo !
Nuk na kane bere pershtypje ne gjithe sezonin oraret e pafavorshme, ndeshjet e se premteve dhe te henave e sdo na beje përshtypje as kesaj radhe.

Se fundi kemi nje thirrje per tifozerine e kuqe, mobilizohuni organizohuni dhe bashkohuni me transferten me te madhe te ketyre fazave te para, ftoni miq e shoke tifoze te rinj e te vjeter dhe se bashku ti japim ketij kampionatit ngjyren qe meriton.

20 autobusa do te jene ne dispozicion te uraganit te kuq, forca kontriboni dhe angazhohuni te gjithe qe ta bejme kete transferte te mbahet mend gjate !

Ska askush qe ne na ndalon …”, shkruajnë tifozat e kuq.

Related posts

“KAM PARË SHUMË ARKIVOLE KOHËT E FUNDIT”/ Ylli i NBA-së humbi 7 anëtarë të familjes nga Covid-19

Delo.autor

SPIKAT DUELI MES TOMORRIT DHE BYLISIT/ Kategoria e Parë luan javën e 8-të, ja takimet e sotme

Isa.Autor

110 vjet histori: Gëzuar ditëlindjen Inter

Q.Autor

Leave a Comment