Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ UDINESES/ Allegri u kundërpërgjigjet: Të gjitha gjërat janë shkruar për…

Emri i Massimiliano Allegri-t është përmendur shpesh në  javët e fundit si zëvendësues i mundshëm i Luciano Spalletti-t.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar para ndeshjes që Juve do të luajë nesër në mbrëmje kundër Udinese-s trajneri italian ka lënë të kuptohet se ardhmja e tij do të jetë akoma me klubin torinez.

“Të gjitha gjërat që janë shkruar për dorëheqjen time, sherret me presidentin, le të them se kanë qenë një shaka. Jam në harmoni të plotë me klubin edhe për të ardhmen, por gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur”, ka deklaruar Allegri.

“Nuk kam thënë kurrë se dua të largohem dhe Agnelli nuk ka thënë kurrë se do të më largojë. Marrëdhënia jonë është shumë e mirë dhe këtë e tregon edhe darka e djeshme, e cila është e përvitshme. Më pas, ju bëni punën tuaj. Juventus është 16 pikë larg vendit të dytë në kampionat, në 1/8-at e Champions League dhe me të drejtë duhet të ndryshojë patjetër trajner”, ka thënë me ironi tekniku bardhezi.

“Është pjesë e lojës, unë argëtohem akoma më shumë në këto momente. Nëse do ta fitojmë titullin, 9 nga 10 kampionatet e fundit të Serisë A do të jenë të Juventusit. Për mua është një argëtim”, ka përfunduar tekniku bardhezi.

Related posts

“BARCELONA 500”/ Ja rekordi i ri “Katalanas” në Champions

Delo.autor

SHPËRTHEN SKANDALI ME TRAJNERIN E POLONISË/ Presidenti i federatës e akuzon: I papërgjegjshëm

Delo.autor

Juventus-Genoa dhe një rezultat që mungon prej 27 vitesh

Q.Autor

Leave a Comment