Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Mourinho refuzoi “çekun e bardhë” nga Kina për një…

Ioan Becali, menaxher futbollistësh dhe mik personal i José Mourinho, foli në “Telekom Sport Romania” për të ardhmen e trajnerit portugez, që u shkarkua nëntorin e kaluar nga Manchester United. Ai tha se “Special One” ka refuzuar një “çek të bardhë” nga Federata Kineze e Futbollit për të marrë përsipër drejtimin e ekipit kombëtar dhe zhvillimin e këtij sporti në vendin aziatik.

Agjenti rumun kohët e fundit udhëtoi për në Londër dhe pati mundësinë për t’u takuar me Mourinhon. “Ne u takuam në mëngjes, në një hotel pranë shtëpisë së tij, dhe më tha se kishte marrë një ofertë nga Kina, për të drejtuar ekipin kombëtar atje. Përpara i ishte vendosur një kontratë bosh, ku ta shkruante vetë shifrën financiare që donte. Mourinho më tha: Unë jam 54 vjeç, dua të punoj edhe për pesë vite në Europë dhe pasi të mbush 60 vite, do të shkoj në Kinë”.

Jose Mourinho, kohët e fundit afirmoi synimin e tij për të vazhduar të drejtojë në kontinentin tonë, në një klub me objektiva madhorë, ku të ndihet komod. Pas shkarkimit të tij si trajner i Manchester United, portugezi është komentator sportiv në platformën audiovizive “DAZN”.

Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë sot se Mourinho është kontaktuar përmes menaxherit të vet nga Florentino Perez, duke i kërkuar që të rikthehet në stolin e kampionëve të Europës në fuqi. Mbetet të shihet si do të përparojnë bisedimet dhe nëse portugezi do ta pranojë një eksperiencë të dytë në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

MBROJTËSI PEPE NUK NDRYSHON/ Porto fiton, por ai bën sherr me shokun e skuadrës

Delo.autor

Elseid Hysaj e ka ndarë mendjen, dëshiron të ndjekë Sarrin tek Chelsea

Isa.Autor

MILAN AKORD ME DONNARUMMAN/ Ja për sa vite pritet të qëndrojë portieri në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment