Futboll Premier League Sport

NGA AGUERO TEK VAN DIJK/ Ja kush shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premier

Virgil van Dijk është votuar si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premierligë nga tifozët e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA).

Në garë për këtë çmim, qendërmbrojtësi holandez mposhti Sergio Agueron, Aymeric Laporten dhe Raheem Sterlingun e Manchester Cityt, Asley Barnes të Burnleyt dhe Paul Pogban e Manchester Unitedit.

Kjo është hera e dytë që Van Dijk e fiton këtë çmim këtë sezon, pasi herën e parë e fitoi në nëntor.

Kapiteni i Holandës i luajti të gjitha ndeshjet e Liverpoolit gjatë muajit shkurt, duke e ruajtur të paprekur portën në tri prej tyre dhe duke shënuar dy gola.

Related posts

LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON “TËRMET”/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare

Isa.Autor

U MBYLL MERKATOJA E VERËS/ Ja lista e futbollistëve të njohur që kanë mbetur pa skuadër

Delo.autor

NBA/ 6 fitore radhazi, Lakers nuk ndalen, fitojnë San Antonio dhe Boston

F.autor

Leave a Comment