Ekskluzive Futboll Sport

NGA DOUGLAS COSTA TEK…/ Njihuni me 6 lojtarët që rezultuan…”SHOFERA TË KËQINJ”

Sulmuesi i Sampdorias Grégoire Defrel pësoi një aksident në mbrëmjen e së djelës, pasi u mundua t’i shpëtojë policisë. Ai si fillim kishte refuzuar të ndalojë në postobllokun e policisë dhe në pamundësi për të shpëtuar është aksidentuar, por pa pasur shqetësime dhe dëmtime të rënda.

Lojtarit padyshim që i është hequr leja e drejtimit dhe pritet që të ndëshkohet rëndë edhe nga klubi i Sampdorias. Francezi ka humbur vendin e titullarit dhe po kalon momente shumë të vështira në aspektin profesional.

Alpesport.Al ju sjell 6 lojtarët që kanë abuzuar në raste nga më të ndryshme e që kanë thyer rregullat e qarkullimit duke u bërë burim aksidenti.

Zhoze Korreia

Zhoze Korreia shpëtoi për mrekulli pas një aksidenti automobilistik. I njohur ndryshe si Ze Turbo, futbollisti që ka luajtur për të rinjtë e Interit është huazuar në Portugali ku luan për Tondelan.

Sipas informacioneve të publikuara nga sajti “Fcinter1908.it”, thuhet se lojtari pësoi një aksident në autostradë duke marrë disa fraktura, por ishte jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në Tondela dhe automjeti i tij tip “Mercedez” pësoi dëmtime të shumta duke dalë jashtë rrugës.

Douglas Costa

Douglas Costa ishte përfshirë në një aksident të rrezikshëm, por për fat të mirë braziliani ia ka hedhur me vetëm disa lëndime të lehta. Costa u përfshi në një aksident rrugor në Torino, në autostradën A4 pranë komunës Santhia në Vercelli.

Makina e brazilianit ishte përplasur me një makinë Fiat Punto, që drejtohej nga një 47 vjeçar, që dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte marrë dëmtime serioze. Për fat të mirë Costa nuk ka patur dëmtime.

Paul Konchesky

Lojtari i Leicesterit u aksidentua rëndë një ditë pasi ‘Foxes’ festuan titullin e Premierligës. Lojtari i Leicester Cityt, Paul Konchesky, ka kaloi 24 orë të tmerrshme. Mbrojtësi pa bashkëlojtarët e tij duke ngritur në qiell trofeun, ku më pas është aksidentuar me makinën e tij. Mbrojtësi u dërgua menjëherë në spital me qafen e thyer, këtë e konfirmoi vetë Konchesky përmes instagramit.

Tiemoiue Bakayoko
Mesfushori francez arriti të dilte pa dëmtime serioze nga aksidenti pasi u largua nga seanca stërvitore pasditen e djeshme. Policia shkoi menjëherë në zonën e quajtur Blundel Lane. Ai ishte duke drejtuar një Mescedes AMG SUV 150 mijë dollarësh kur u përplas 5 minuta pasi kishte lënë stërvitjen. Edhe më herët Bakayoko ishte ankuar për sistemin anglez të drejtimit të makinave. “E kam të vështirë të mësohem me këtë sistem,” tha ai për policinë.

Dominic Thompson

Një lajm shumë i keq erdhi për skuadrën e Arsenalit pas fitores ndaj Huddersfield. Lojtari i skuadrës, Dominic Thompson, ishte përfshirë në një aksident të tmerrshëm trafiku, shkruan “The Sun”. Thompson ishte duke vozitur në periferi të qytetit, në Hertfordshire, kur ndodhi aksidenti. Ky aksident ka përfshirë plot tri skuadra.

Mbaye Niang

Ish-sulmuesi francez i AC Milan, Mbaye Niang, ka qenë viktimë e një aksidenti rrugor dhe ishte dëmtuar në një shpatull dhe një kavilje, raporuan mediat italiane. Hollësitë e aksidentit nuk u bënë të ditura përveç faktit se Niang ishte në mjet. Sipas Sky Sport, ai u nënshtrua testit të alkoolit, por i doli negativ.

Related posts

SOLSKJAER NUK SHKARKOHET/ 83 milionë euro në dispozicion për të shpenzuar në janar

Delo.autor

Inter prenoton bomberin argjentinas, gati transferimi në merkaton e verës

Q.Autor

LOJTARI AFRIKAN 2018 / Salah më i miri, ja formacioni i vitit

Delo.autor

Leave a Comment