Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK “LOS BLANCOS”/ Zidane “SHKATËRRON” merkaton e klubeve të mëdha, ja kush “vuajnë”

Lajmi mbi zyrtarizimin e rikthimit të Zinedine Zidane te pankina e Real Madrid, në vend të Santiago Solari-t tashmë të shkarkuar, veç të kënaqurve masivisht në kampin madirlen, ka shënuar edhe shumë pakënaqësi në kampet e tjera, veçanërisht atë bardhezi të Juventus.

Trajneri francez, pas tre sezonesh dhe 3 trofe të Champions League me Real Madrid, ishte dorëhequr nga pankina galaktike në fund të sezonit të kaluar, duke çuditur të gjithë.

Gjithsesi, nuk u bë as një vit i plotë pushimi dhe larg pankinës, me Zidane që është rikthyer tashmë në detyrë, në të njëjtën pankinë.

Një lëvizje kjo, që teksa shihet si shërim për Real Madrid, ka shkatërruar tërësisht planet e Juventus. Fillisht për faktin se francezi konsiderohej si kandidati favorit për të zëvendësuar trajnerin aktual të bardhezinjve, Allegri.

Shkatërrimi i planeve të “Zonjës së Vjetër” vijon me merkaton e futbollistëve. Me krizën që kishte përfshirë Real Madrid sa në rezultate, ashtu edhe në marrëdhëinet brenda dhomës së zhveshjes, Juventus shpresonte të përfitonte për të rrëmbyer emra të mëdhenj si: Marcelo, Isco, Asensio e së fundmi duke ëndërruar edhe kapitenin e Los Blancos, Sergio Ramos.

Me rikthimin e Zidane te Real Madrid, ndryshon tashmë edhe merkato e Juventus, që mund ta ketë të pamundur të përforcohet me yjet e Los Blancos, që kanë të gjitha gjasat e rehabilitimit nën drejtimin e teknikut francez që mësohet të ketë gjetur një marrëveshje 3-vjeçare me presidentin Florentio Perez.

Related posts

Dalic i dëshpëruar: “Kroaci krenare, ajo penallti nuk akordohej…!”

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Dortmund merr lajmin e keq, rezulton pozitiv me COVID-19 mesfushori…

Delo.autor

ZYRTARE/ Jasir Asani e mbyll me Partizanin, 26-vjeçari zbulon vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment