Futboll Sport

“NUK E KEMI IDENË NËSE ËSHTË GJALLË”/ Lucas Hernandez rrëfen historinë prekëse: Babai na braktisi, kemi pasur…

Lukas Hernandez dhe Teo Hernandez edhe pse tashmë janë duke bërë një karrierë shumë të mirë, gjatë fëmijërisë së tyre kanë kaluar momente shumë të vështira.

Babai i dy lojtarëve i ka braktisur ata kur ishin në moshën 6 vjeçare. Për t’i rritur dhe për t’i bërë futbollistë profesionistë, ka sakrifikuar së tepërmi e ëma e tyre, e cila i ka rritur me shumë mundime.

Në një rrëfim, për “Goal.com”, Lukas Hernandez, ka folur për të atin e tij dhe historinë prekëse: “Nuk e kemi kuptuar kurrë pse babai u largua. Unë dhe vëllai im ishim 5-6 vjeç kur ai iku. Nuk kemi marrë asnjë lajm nga ai. Unë me Teon kemi pasur një fëmijëri të vështirë”.

Më tej ai shton: “Nuk kam ndërmend ta kërkoj dhe ta konktaktoj. Që ka ikur, do të thotë se nuk na ka dashur. Nuk e kemi idenë nëse është gjallë apo ka vdekur”.

Babai i dy vëllezërve Herandez ka qenë futbollist dhe ka luajtur për ekipe si Atletiko apo dhe Marseja.

Related posts

MOISE KEAN APO MANDZUKIC? Ja zgjedhja legjendës së Juventusit për ndeshjen ndaj Ajaxit

Delo.autor

TREGON VLERAT DHE JASHTË FUSHE/ Haaland befason me gjestin e tij, shkon në ndihmë të tre skuadrave

Delo.autor

VIDEO/ ‘Shokohet’ Roma, Sampdoria kalon në avantazh në ‘Olimpico’

Q.Autor

Leave a Comment