Sport Të tjera

AKSIDENTI TRAGJIK NË FORMULA 2/ Ndërron jetë piloti 22-vjeçar… (VIDEO)

Një aksident i frikshëm në garën e Formula 2 që u zhvillua në Spa Francorchamps ka çuar në vdekjen e një piloti 22-vjeçar. Bëhet fjalë për Antoine Hubert, i cili debutonte në këtë kategori.

Në xhiron e dytë të garës, pas daljes nga kthesa e famshme Eau Rouge, makinat e Marino Sato, Anthoine Hubert dhe Juan Manuel Correa u përplasën.
Nga kjo përplasje nuk mbijetoi dot francezi, makina e të cilit u nda përgjysmë.

“Si pasojë e aksidentit, FIA njofton me trishtim se drejtuesi i mjetit numër 19, Antoine Hubert, nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 18:35”, lexohet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Gara u ndërpre menjëherë pas aksidentit dhe nuk do të rinisë më.

Related posts

SUPERSFIDAT E MBRËMSHME/ Europa League, Milanit i mjafton Higuain, Arsenali ben goleade

Isa.Autor

PASI FITOI ÇMIMIN PUSKAS “GOLI MË I BUKUR I VITIT” NGA FIFA/ Ylli Min-Son: Jam i surprizuar, nuk e kisha kuptuar…

Delo.autor

Lazio në telashe disa ditë para ndeshjes vendimtare me Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment