Futboll Sport

“NUK KUSHTOJ KAQ SHUMË”/ Sulmuesi Realit kërkon ulje çmimi për t’u larguar

Martin Odegaard ka pranuar publikisht se të ardhmen e tij e shikon në Holandë, për këtë do të ulet të flasë me drejtuesit e Real Madrid që të marrë një miratim edhe nga klubi që disponon kartonin e tij.

20-vjeçari aktualisht është në huazim te Vitesse, por Ajax ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e norvegjezit në fund të këtij sezoni.

Odegaard u ble për 3 milionë euro në vitin 2015 dhe klauzola e largimit të tij është 20 milionë, mirëpo vetë lojtari beson se kjo shumë është e tepërt për vlerat që ai ka dhe kërkon të negociojë që të ulet klauzola.

“Kam luajtur mirë dhe kam shënuar gola. Në verë do të marr një vendim se ku do të luaj, Ajax është një klub i mirë”, tha fillimisht norvegjezi.

“Mendoj se klauzola është shumë e lartë. Nuk mendoj se vlej kaq shumë para. Agjenti im do flasë me drejtuesit në Madrid dhe më pas do shohim çfarë do arrijmë”, shtoi Odegaard.

Aktualisht talenti ka kontratë deri në vitin 2021 me Real Madrid, por klub spanjoll do e lërë të largohet nëse në drejtim të tij vjen një ofertë e kënaqshme dhe Ajax është në vend të parë për të firmosur me mesfushorin me tipare sulmuese.

Related posts

Zbuloni golashënuesit më të mirë në ligat kryesore evropiane për sezonin 2017/18 (FOTO)

Sadik.Autor

BIE REKORDI I ALLIGERI/ “Kështjellën” më të fortë në Serie A e ka Mourinho

Delo.autor

SKANDALI/ Plas grushti te Partizani-Teuta, ndeshja e basketbollit përfundon në… polici

Delo.autor

Leave a Comment