Gossip

“NUK MË PËRSHTATET”/ Modelja, tifoze e Interit: Ronaldo? Nuk është mashkulli, që më intereson…

Modelja e njohur italiane, Ines Trocchia, ndërhyri në emisionin e mbasdites “Pomeriggio 5” dhe iu përgjigj pyetjes: “Nëse Cristiano Ronaoldo ju ofron një udhëtim me avionin e tij privat, a nuk do ta pranonit?” Ajo u përgjigj: “Unë jam e angazhuar për fat të mirë dhe në një marrëdhënie dashurie. Futbollisti nuk është lloji i mashkullit, që më përshtatet”. 

E njohur si një tifoze e Interit, me ngjyrat e të cilit edhe ka pozuar mjaft e nxehtë, ajo nuk përmendi ndonjë emër futbollisti, por i konsideroi ata si tradhtarë në një marrëdhënie: “Unë nuk jam shumë e interesuar për ta. Ndoshta janë fenomenë në fushën e tyre, por e dinë se shumë gra bien në “këmbët” e tyre dhe gjithmonë kanë kënaqësinë për ta bërë këtë”.

 

Modelja në fjalë ka pozuar në të kaluarën edhe për “GQ”, “Maxim” dhe “Playboy” në Rumani. Ajo është e habitur nga numri i njerëzve që i bëjnë kërkesa seksuale çdo ditë, shumë prej të cilave i konsideron absurde: “Ndodh që njerëzit më shkruajnë çuditshëm, ka nga ata që duan të jenë skllevërit e mi. Më pyesin nëse mund të vijnë e të pastrojnë shtëpinë time pa I paguar. Madje, janë të gatshëm të më paguajnë. Ka nga ata që duan fotot e këmbëve të mia”.

Krejt ndryshe duhet të jetë njeriu i ëndrrave të saj, të cilin pretendon se nuk e ka takuar ende: “Personi im ideal duhet të më japë siguri, por të mos jetë shumë mospërfillës. Duhet të më trajtojë mirë, të më bëjë të ndihem e rëndësishme, por nuk duhet të jetë shumë poshtë meje, përndryshe do të filloja ta shihja si një qen të vogël”.

Related posts

Elisabetta Canalis shfaqet SENSUALE dhe me linja PERFEKTE (FOTO)

Isa.Autor

ËSHTË BASKETBOLLISTE DHE MODELE/ Sportistja SUPERSEKSI mahnit me FORMAT e saj PERFEKTE (FOTO)

Delo.autor

Daniella, dashuria e pavdekshme e Fabregas

Sadik.Autor

Leave a Comment