Futboll Shqipëri Sport

SHQETËSIMET E SADIKUT/ Sulmuesi u jep fund dilemave (FOTO)

Sulmuesi Armando Sadiku pati shqetësime në seancën stërvitore të paradites ditën e mërkurë. Elbasanasi nuk arriti të mbaronte stërvitjen dhe e la në mes për shkak të problemeve fizike që përjetoi. Frikë e madhe duke qenë se alternativat në sulm për trajnerin Christian Panucci janë të limituara. Bekim Balaj ka probleme fizike, ndërsa Rey Manaj nuk u lejua t’i bashkohej skuadrës, pasi Albacete nuk dha leje

Stafi mjekësor ka realizuar të gjitha analizat e nevojshme dhe është informuar se sulmuesi i Luganos do të jetë gati. Lojtari rikthehet në kombëtare pas një dëmtimi të rëndë në gju, por duket se do ta nisë nga minuta e parë takimin ndaj Turqisë.

Ai e ka konfirmuar se është gati me një foto të shpërnadarë në “Facebook”-un e tij personal. 27-vjeçari ka postuar dy foto ku po stërvitet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe shkruan: “Gati për nesër. Shqiponjat gati për të fluturuar”. Një lajm pozitiv për trajnerin Christian Panucci.

Related posts

Pamje të reja. Ramosi përfundoi i kryqëzuar, por Salah e kishte vetë fajin (VIDEO)

Sadik.Autor

Spaleti nuk heq dorë nga Champions-i: Koha po skadon, tregoni zemrën!

Sadik.Autor

SUEDI-PORTUGALI/ CR7 shkruan historinë me një goditje dënimi të “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment