Futboll Seria A Sport

SITUATË E VËSHTIRË TEK “ZIKALTËRIT”/ Dëmtohet rëndë Nainggolan në stërvitje, ja sa do të mungojë

Radja Nainggolan ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë seancës stërvitore dhe sot i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me skaner, ku është mësuar se belgu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt për Europa League.

Vlerësimet e kohëzgjatjes së dëmtimit të tij do të bëhen javën e ardhshme, sipas asaj që njoftoi klubi zikaltër. Mirëpo, një dëmtim i tillë kërkon mbi një muaj kohë rikuperim, që do të thotë se Nainggolan nuk do jetë i gatshëm për dy sfidat në Europa League ndaj skuadrës gjermane, po ashtu humb edhe derbin me Milanin.

Me situatën e vështirë që ndodhet në kampin zikaltër, për shkak të çështjes Icardi dhe renditjes në kampionat, tani Spalletti duhet të bëjë llogaritë edhe pa të preferuarin e tij.

Related posts

FITORJA NDAJ SASSUOLOS/ Sulmuesi Sanchez i prish festën “Zikaltërve”: Mund të vlesh shumë, por nëse je… (FOTO)

Delo.autor

“RUSI 2018″/ Ja imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit pak pas finales së Botërorit…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet derbi kryeqytetas me Lazios dhe Romës. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment