Futboll Sport

“NUK PATI PËRQËNDRIM”/ Kampioni i Botës: Ja pse PSG-ja u mposht nga “Djajtë e Kuq”

Fabien Barthez, ish-portieri kampion bote me Francën, beson se PSG nuk e respektoi Manchester United në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi gjigantët francezë u rrëzuan të mërkurën përballë anglezëve. Edhe pse kishin fituar 2-0 në “Old Trafford”, kampionët e Ligue 1 u mposhtën 3-1 në kthim, në Paris.

Barthez, i cili fitoi dy tituj të Premier League me klubin anglez, në vitin 2001 dhe 2003, e kritikoi qasjen e PSG të mërkurën. “E pësoi nga mungesa e respektit, – tha Barthez për “Le Parisien”. – Unë mendoj se respekti për kundërshtarin duhet të jetë vlera e parë e një sportisti dhe ekipi.

Është e domosdoshme që në të gjitha rrethanat të respektohet kundërshtari, duke u bazuar në aftësitë e tua. PSG ishte më mirë, duke e demonstruar këtë në fitoren e ndeshjes së parë, kundër një skuadre angleze, që ishte edhe më mirë e “armatosur” sesa sonte.

PSG nuk pati përqendrim, lojtarët nuk ishin në lojë. Klubi që bën dallimin në këtë lloj ndeshjeje është ai që nuk bën gabime dhe jo domosdoshmërisht ai që luan më mirë”.

Kjo ishte hera e tretë, që PSG eliminohet herët nga Liga e Kampionëve, pasi u rrëzua në çerekfinale në katër sezonet e mëparshme. I pyetur nëse PSG nuk kishte nxjerrë mësime nga precedenti i vitit 2017, kur fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Barcelonës, por u përmbys 6-1 në “Camp Nou”, ish-portieri Barthez nuk pranoi të fajësonte trajnerin Thomas Tuchel:

PSG nuk ka mësuar nga gabimet e veta. Në kësi momentesh shihet historia dhe edukimi i një klubi. Duhej ta kishin fituar këtë ndeshje, sepse i kishin mundësitë, por parizienëve iu mungoi përulësia dhe respekti ndaj kundërshtarit“.

Related posts

ZYRTARE/ Nisje katastrofale e sezonit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Juventusit i hiqen pikët që bën lëmsh kampionatin

F.autor

YLLI BELG DREJT “BERNABEUT”/ “Blutë e Londrës” në negociata me Barcelonën për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment