Futboll Sport

“NUK U MJAFTOI FUSHA”/ Ja si nisi sherri masiv mes N’goo dhe stafit të Laçit (VIDEO)

Kamerat e sigurisë së stadiumit “Selman Stërmasi” tregojnë momentin se si ka nisur sherri mes sulmuesit të Tiranës Michael N’Goo dhe lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të Laçit.

Pamjet e publikuara tregojnë fillimisht se N’Goo konfrontohet verbalisht me presidentin e klubit kurbinas, Pashk Laska, e më pas afrohet për ta goditur.

Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe të tjerët dhe më pas situata është përshkallëzuar.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas asaj të regjistruar në “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, ku pjesëtarë të stafit bardheblu u konfliktuar me stjuardët e takimit Kastrioti-Tirana, e fituar nga vendasit me rezultatin 1-0.

Kujtojmë që për shkak të një sulmi ndaj gjyqtarit, Eldorian Hamiti, Komisioni i Disiplinës ndëshkoi skuadrën e Kamzës, e cila u përjashtua nga Kategoria Superiore dhe sezonin e ardhshëm e nis nga ligat inferiore në vend.

Related posts

I gjithë qyteti në qiellin e shtatë, edhe në metro falenderojnë ekipin e Napolit (FOTO)

Sadik.Autor

I HABIT TË GJITHË/ Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt: Vetëm Messi dhe Ronaldo vijnë përpara sulmuesit të klubit anglez

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Mesfushori spanjoll te Milan për 10 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment