Futboll La Liga Sport

OBJEKTIV I BARCELONËS PËR MERKATON/ “Los Blancos” i “rrëmben” mesfushorin francez katalanasve, ja

Adrien Rabiot ishte një ndër emrat më të përfolur të merkatos së janarit. Lojtari francez është duke parë ndeshjet e PSG-së ngatribuna, pas mohimit që i bëri kërkesës për rinovim të kontratës.

Për mesfushorin në muajin janar ishin të interesuar shumë klube duke nisur që nga Juventusi, Milani, Bajerni, Arsenali, Totenhemi dhe Barcelona.

Por, asnjë nga këto ekipe nuk e siguroi dot dhe kështu Reali ka vepruar shumë shpejt dhe e ka bërë pjesë të vetën. Mediat spanjolle raportojnë se ai do të largohet me parametra zero nga PSG dhe vet lojtari do të marrë një rrogë prej 10 milionë euro në sezon.

Gjithmonë sipas atyre që raportojnë mediat iberike, në lojë janë dhe bonuset për Rabiot, i cili nëse plotëson 100 ndeshje me Realin do të marrë 2 milionë euro. Gjithashtu nëse fitohet Champions llogaria e tij do të shtohet me 2 milionë të tjera.

Related posts

Gjak i ri në stol, spikasin Mezani, Dalipi e Ahmataj

Sadik.Autor

ZYRTARE/ UEFA merr vendim mbi ndeshjen e pezulluar ndaj Ruman-Norvegji

Delo.autor

“MISIONI IM PËRFUNDOI”/ Carrick jep dorëheqjen dhe largohet nga Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment