Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA DERBIT KRYEQYTETAS/ “Fanaticsat” futen në fushë dhe i japin “zemër” skuadrës (FOTO+VIDEO)

ORA 16:30 Një grup tifozësh të Tiranës, kanë kaluar rrethimin e stadiumit dhe kanë takuar lojtarët bardheblu në fushën e lojës duke iu dhënë zemër për këtë përballje speciale. Një pajtimi ky mes tifozëve bardheblu dhe skuadrës.

ORA 15:45 Kur duhen edhe disa orë nga starti i derbit të kryeqytetit, tifozët e Tiranës kanë nisur marshimin drejt stadiumit. Bardheblutë do të jenë më të shumtë në numër në këtë përballje pasi janë ekipi pritës. Një interes i jashtëzakonshëm nga ana e tifozerisë, që do të mbush plot e përplot shkallët e “Selman Stërmasit”.

Derbi

Një gjë është e garantuar në derbin e kryeqytetit, spektakli në shkallët e stadiumit. Vetëm 1600 bileta janë janë venë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, të cilët do të jenë të vendosur në tribunën A dhe H, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e gjitha bardheblu.

 

Related posts

E HABITSHME/ Vetëm 31 vjeç, por refuzoi stolin e Real Madridit, për një arsyje…

Isa.Autor

Premier League, Fiton Tottenham, shkëlqen Heung-Min Son

Q.Autor

Allegri “tremb” Juventusin: Të hënën vendosim të ardhmen, ekipi sipas kushteve të mia

Sadik.Autor

Leave a Comment