Futboll Premier League Sport

BËRI LËMSH TË GJITHË TIFOZËT/ Lukaku bën “mea culpa”: Ju e dini lidhjen që kam me Chelsea-n

Takimi i Romelu Lukakut me drejtuesit e Çelsit duket se i ka sheshuar mosmarrëveshjet. Belgu kishte deklaruar se nuk ishte i lumtur me klubin dhe se donte rikthimin tek Interi. Por mesa duket sulmuesi ka reflektuar mbi fjalët që tha.

Për faqen zyrtare të klubit gjigandi ka kërkuar falje për trazirën që shkaktoi.

“Më vjen keq për zhurmën që shkaktova. Ju e dini lidhjen që kam me Çelsin që nga adoleshenca ime. E kuptoj zhgënjimin tuaj dhe e di që është në dorën time që të rikthej besimin tek ju. Do të bëj më të mirën duke punuar çdo ditë në fushë.”

“Dua të kthej faqen dhe i kërkoj falje trajnerit dhe skuadër pasi nuk ishte momenti më i mirë për tu shprehur. Dua të shikoj përpara dhe të ndihmoj ekipin për të fituar ndeshje.”

Shokuese si deklaratë, por e kuptueshme duke parë trysninë mbi lojtarin. Ndoshta Lukaku do të mendohet mirë herën tjetër para se të shprehë diçka, sidomos në një klub si Çelsi ku ekipi është mbi individualitetet.

Related posts

“JAM I SHQETËSUAR,POR LAPORTA DO TA BINDË “PLESHTIN”/ Koeman: Bëjmë sakrificë që të mbajmë Messin

Delo.autor

DUELI NDAJ CERRONE/ McGregor pranon ofertën e Dana White: Gati të përballem me njërin prej tyre

Delo.autor

“S’E KUPTOJ SI E KANË BLERË MURIQIN”/ Gazetari italian kritika kundër Lazios: Me 20 milionë euro do të merrja një…

Delo.autor

Leave a Comment