Futboll Seria A Sport

DERBI POLAK NË “SAN SIRO”/ Lewandowski drejt Interit dhe sfidon “Bomberin”

Sulmuesi polak Robert Lewandowski mund të transferohet te Interi sezonin e ardhshëm, ku do të zërë vendin e argjentinasit Mauro Icardi. Lajmin e kanë konfirmuar mediat gjermane. Ato shtojnë se Beppe Marotta ka piketuar sulmuesin 30-vjeçar, i cili luan në Bundesliga me Bayern Mynih, si ideal për zikaltërit.

Këtë sezon, Lewandowski ka realizuar 22 gola në 31 ndeshje në total me bavarezët. Disa herë është përfolur se sulmuesi mund të largohet nga Gjermania, në kërkim të një aventure të re. Madje zërat kanë nisur që verën e shkuar, por lojtari qëndroi te Bayern. Gjithsesi, tashmë që merkato e verës afrohet polaku del sërish në skenë.

Marotta ka marrë informacionet e para në lidhje me Lewandowski. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset pasi të sistemohet çështja “Icardi”, nëse argjentinasi do të qëndojë në Milano apo jo. Sulmuesi polak luan me kampionët bavarezë që prej vitit 2014, ku në 148 ndeshje ka realizuar 119 gola. Një sulmues që për interin do të ishte ideal, duke parë përvojën që ka në arenën ndërkombëtare.

Related posts

U LARGUA GJATË NDESHJES/ Shpërtheu në lot pas dëmtimit, zbulohet kur rikthehet sulmuesi italian

Delo.autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Kampionatet elitare në Europë me të njëjtët klube fitues

Delo.autor

Italianët humbasin ekipin e tyre të preferuar: Në 16 vjet 153 klube të falimentuar

Isa.Autor

Leave a Comment