Futboll Premier League Sport

KAOS TEK ARSENALI/ Emery mohon SHERRIN me Ozil dhe zbulon bisedën e ASHPËR…

Unai Emery ka zbuluar se Mesut Ozil i është kërkuar të luajë në krahun e djathtë për Arsenalin. 29-vjeçari ishte përdorur kryesisht në rolin e nr.10 gjatë mbretërimit të Arsene Wenger, por Emery po kërkon që mesfushori të jetë më fleksibël në sistemin e tij të ri. Emery ka mohuar se ai dhe Ozil ishin të përfshirë në një sherr gjatë stërvitjes javën e kaluar, një incident i cili thuhet se çoi që gjermani të lihej jashtë skuadrës së ndeshjes në fitoren 3-1 ndaj West Ham të shtunën. Por trajneri i Arsenalit i ka thënë Ozil se ai do të vazhdojë të jetë i zhvendosur nga roli i nr.10 dhe do të pozicionohet në krahun e djathtë. “Më pëlqen mundësia që lojtari të luajë pozita të ndryshme në fushë”, tha Emery. “Kjo varet nga çdo ndeshje dhe kundërshtari që do të kemi përballë”.

“Mesut luajti me mua në krahun e djathtë dhe gjithashtu si nr.10 dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky ndryshim është për atë, por edhe për ne për të marrë më të mirën nga ai duke e përdorur në disa pozicione. Gjithashtu duhet të mendojmë edhe për stilin e kundërshtarit për të luajtur. Kërkesat tona janë shumë të larta, shumë të mëdha. Dua të pyes çdo lojtar çdo ditë për të na dhënë më shumë, jo vetëm Mesut, por të gjithë skuadrën. Ne duhet të përpiqemi, duhet të kemi ambicie, duhet të kemi dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë. Unë fola me të për pozicionin e tij më të mirë në fushë dhe unë e di se ai mund të luajë në të djathtë dhe si nr.10”, shtoi Emery. Mesut në karrierën e tij luajti si numër 10 dhe në të djathtë. “Kur ai po luante në Madrid, mu kujtuan shumë ndeshje në të djathtë. Cilësia e tij është për të luajtur midis linjave dhe sulmit. Ai dëshiron që unë ta përdor atë për dy pozicione. Më e rëndësishmja është mentaliteti i tij për të ndihmuar ekipin me cilësinë e tij dhe performancën e tij”, tha spanjolli.

Related posts

ZYRTARE/ Gerard me aventurë të re, prezantohet si trajneri i ri i klubit të Premier League…

Delo.autor

E BUJSHME/ 3 vjet pas super episodit polemik në Inter-Juventus, arbitri Orsato pranon gabimin

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Alaves. Rezultati 5-1

Delo.autor

Leave a Comment