Futboll Seria A Sport

REFUZOI OFERTËN E MILANIT/ Ylli i Seria A zbulon: Kjo gjë më ka ndihmuar të bëj maksimumin

Ylli i sulmit të Fiorentinës, Luis Muriel në një intervistë dhënë për “Corriere dello Sport” ka zbuluar se refuzoi ofertën e Milan, për tu transferuar te skuadra vjollcë në merkaton e janarit.

“Doja të bëja mirë për skuadrën dhe veten time. Të gjithë futbollistët më kanë ndihmuar shumë. Ndihem si në shtëpi dhe kjo gjë më ka ndihmuar të bëj maksimumin”, deklaroi Muriel.

“Të dyja, si Fiorentina edhe Milan më ofruan atë që doja: të isha titullar i rregullt dhe besim. Por më parë kisha komunikuar me Fiorentinën dhe doja të mbaja fjalën. Nuk dua të dukem si një njeri i vështirë, por parimet janë kryesore për mua. Kështu më kanë mësuar prindërit e mi. Është objektivi im të qëndroj këtu dhe të bëj më të mirën për të arritur maksimumin”, rrëfeu futbollisti i Fiorentinës.

“Chiellini është me siguri mbrjtësi më i fortë, më i fortë se Skriniar dhe Romagnoli. Mendoj se Piatek dhe Milik janë qendërsulmuesit më të mirë në Itali dhe është e pamundur të mos përmendet Ronaldo. Immobile është gjithashtu shumë i fortë në zonë dhe Correa nuk jep pika referimi”, përfundoi Muriel.

Related posts

DUHET PRITUR ENDE RIKTHIMI I TIJ/ Armando Broja vazhdon rikuperimin intensiv

F.autor

ZBULON PËRFITIMET NGA ICARDI/ Wanda: Janë në lojë shumë para, bëhet një…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Solskjaer rikthen yllin që ka veshur 2 herë fanellën e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment