Futboll La Liga Sport

ISH-FUTBOLLISTI I NJOHUR/ Roberto Fernandez: Ja kush është mbrojtësi më i mirë i historisë

Ish-futbollisti i njohur i viteve 80’ Roberto Fernandez ka folur për Gerard Pique dhe mendon se ai është qendërmbrojtësi më i mirë që ka parë ndonjëherë.

Pique po kalon një sezon fantastik dhe ka shkëlqyer edhe në dy ndeshjet e fundit ndaj Real Madrid në Bernabeu.

“Pique është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Jo vetëm tani, por i të gjitha kohërave,” shprehet Fernandez për Sport.

Pique shpeshherë harrohet të përmendet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por nuk ka dyshim se emri i tij është te lista e më të mirëve.

Qendërmbrojtësi tjetër spanjoll Sergio Ramos, partneri i tij te Spanja, zakonisht ka marrë më tepër elozhe nga analistët, por është kritikuar edhe më shumë se Pique.

Related posts

Real Madridit mund t’i rikthehet talenti i Akademisë

Sadik.Autor

“TË KUQTË NË ZI”/ Dhimbje para derbit, Partizani humbet tifozin special

Isa.Autor

“NGA SHIU NË BRESHËR”/ Ndalet edhe Gattuso, ekipi i përgjysmuar kundër Genoas

Delo.autor

Leave a Comment