Futboll

YLLI QË “FLE GJUMË” PREJ 3 MUAJSH/ André Silva rikthehet “fantazmë” tek Milani, ja kushtet…

Kur Milani e bleu për 38 milionë euro në korrik 2017 nga Porto, shumë tifozë hapën sytë, sepse nuk e kishin dëgjuar kurrë emrin André Silva, ndërsa më optimistët shpresonin se gjetën yllin e së ardhmes.

Vetëm 21 vjeç, André Silva vuajti shumë në Milano dhe nuk e përballoi dot presionin në një ambient ku të gjithë prisnin shumë prej tij, edhe pse skuadra ishte mediokre.

Gjithsesi, sulmuesi portugez kishte shënuar gjithnjë te Porto dhe Portugalia, ashtu si me Milanin në Europa League, ndërsa agjenti i tij është “peshkaqeni” Jorge Mendes, ndaj nuk ishte problem shitja e tij.

Për të mos humbur asnjë euro nga ato që i dha Portos, Milani ia huazoi Seviljes, me shpresën se sulmuesi do të rigjejë shkëlqimin. Andaluzët u magjepsën nga starti i sulmuesit, i cili në gusht i shënoi 3 gola Vallecano-s dhe në shtator dy gola Real Madridit.

Mediat shpërthyen në tituj bombastikë, duke e bërë të sigurt blerjen përfundimtare të tij nga Sevilla, që edhe vetë konfirmonte se do e blinte sulmuesin, ndërsa Milani fërkonte sytë: a ishte i njëjti André Silva, që në Milano nuk shënonte dot as me portë bosh?

Megjithatë, fishekzjarrët e fillimsezonit janë harruar dhe tashmë Sevilla është në krizë, ashtu si André Silva. Portugezi ka shënuar vetëm 3 gola në total prej 25 nëntorit dhe 2 gola në vitin 2019, vit ku Sevilla ka luajtur 16 ndeshje!

Në sulm tashmë lojtari lider është Ben Yedder, ndërsa ka nisur të luajë rregullisht edhe Munir, i blerë në janar nga Barcelona. Kështu, Sevilla pak nga pak po bindet që 35 milionë euro për një sulmues që fle gjumë prej 3 muajsh nuk ia vlen t’i paguajë.

Tuttosport shkruan sot se Milani i ka marrë tashmë sinjalet se André Silva do të kthehet në Milano, por me një Piatek fantastik, është e qartë që nuk ka vend për lojtar me tipare të njëjta dhe shpresa e vetme është që Jorge Mendes të bëjë magjinë e radhës, duke gjetur klub të ri për sulmuesin. Nëse nuk del asnjë opsion, André Silva qëndron në Milano, por me kusht që të shitet Cutrone, sepse nuk ka shans që Gattuso të mbajë 3 sulmues identikë në ekip.

Related posts

Uruguai-Francë/ Gjithçka që duhet të dini për çerekfinalen e parë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Aksion perfekt nga Gjermania, sulmuesi Werner nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

“NDËRTON” EKIPIN E SË ARDHMES/ Perez shet “gurët e çmuar” të skuadrës, ja lista e kandidatëve

Delo.autor

Leave a Comment