Futboll La Liga Sport

PAS DËSHTIMIT TË REAL MADRIDIT/ Kroos kërkon largimin, ja ku dëshiron të deputojë

Mesfushori gjerman i Real Madridin, Toni Kroos, dëshiron të debutojë në Premierligë sezonin e ardhshëm, pasi që, gjatë afatit kalimtar të verës, synon ta sigurojë një transferim në Manchester City.

Për shkak të dështimeve që skuadra e Real Madridi i përjetoi këtë sezon, Kroos mund të vendosë të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni dhe, sipas Don Balon, klubi me më së shumti gjasa për ta transferuar atë është Manchester City.

Mesfushori gjerman besohet se është në një fazë të avancuar të bisedimeve me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolës, për një kalim të mundshëm në stadiumin Etihad dhe në Premierligë.

Kroos ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit, që kur u transferua nga Bayern Munichu, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2014.

Toni Kroos është duke e kaluar periudhën e tij më të keqe me Real Madridin. Mesfushori gjerman ka qenë larg formës së tij më të mirë këtë sezon, madje duke u bërë subjekt i shumë kritikave, të cilat kanë ndikuar negativisht në vetëbesimin e tij.

Kritikat nuk kanë ardhur të gjitha nga jashtë klubit dhe trajneri Santiago Solari, me fjalët dhe veprat e tij, ka ndikuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë që Kroosi të marrë edhe më shumë kritika.

Kroosi u zëvendësua i pari në ndeshjen kundër Levantes, kur rezultati ishte 1:1, me Federico Valverde që u inkuadrua në ndeshje, në vend të tij. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen kundër Barcelonës, kur gjermani u largua nga ndeshja në minutën e 55-të.

Ky është sezoni i pestë i Kroosit me Real Madridit dhe paraqitjet e talenti i tij janë vënë në dyshim këtë sezon si kurrë më parë. Solari nuk u shpreh i penduar që e zëvendësoi Kroosin as në konferencën për shtyp.

“Lojtarët e rinj janë duke punuar shumë dhe futbolli është kështu. Me Valverden, ne po kërkonim të sjellim më shumë freski në lojë. Njerëzit duan të shohin më shumë lojtarë të rinj, është pjesë e historisë së klubit”, kishte thënë Solari.

“Ne tentuam të shënojmë në çdo mënyrë të mundshme. Nuk u dorëzuam asnjëherë. Mendoj se bëmë gjithçka që patëm mundësi, vetëm duhej t’i kishin konkretizuar rastet në gola”.

Related posts

TOTTENHAM-INTER/ Shikoni klasin e Brozovic, tronditet shtylla e londinezëve (VIDEO)

Delo.autor

MBI TË ARDHMEN E “FARAONIT” SALAH/ Klopp: Këto intervista janë të rrezikshme

Delo.autor

Mandzukiç drejt largimit nga Juventus, ja skuadra që e pret

Sadik.Autor

Leave a Comment