Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pas bojkotit të arbitrave, “FSHF” ndërpret futbollin. Ja vendimi

Tashmë është edhe zyrtare këtë fundjavë nuk do të ketë futboll në vend. Federata Shqiptare e Futbollit pas bojkotit të arbitrave ka vendosur që të ndalojë kampionatin. Arbitrat pas vendimit për bojkot janë lajmëruar se nuk do të shkojnë në takimet që ishin caktuar dhe kjo vlen për të gjitha kategoritë , futbollin e moshave dhe futbollin e femrave.

Burime nga FSHF sqarojnë se futboll pa arbitra nuk mund të luhet dhe se Federata nuk ka forcë vendimarrëse ndaj masës ekstreme që morri Shoqata e arbitrave. Po ashtu bëhet me dije se në ditët në vijim do ketë një takim me Shoqatën për të diskutuar se s’i do vijohet pasi arbitrat kanë marrë vendimin që do bojkotojnë deri në momentin që Policia nuk rikthehet në stadiume. FSHF ka njoftuar sot në mëngjes së këtë javë nuk do të zhvillohet aktivitet futbollistik.

I gjithë ky kaos me futbollin në vend erdhi pas dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi. Arbitrat morrën masën ekstreme për të bojkotuar pasi sipas tyre u rrezikohet jeta ndërsa FSHF e përjashtoi Kamzën nga Superliga duke e zbritur dy kategori më poshtë.

Këtë fundjavë do luheshin ndeshjet e javës së 25-të në Superligë që startonin të premten me dy takime Partizani-Teuta dhe Skënderbeu-Kukësi.

Related posts

ANALIZA NË BAZË TË STATISTIKAVE/ Ja cili futbollist është më i ngjashëm me Messin

Delo.autor

SHORTI I “KATAR 2022″/ Shqipëria dhe Europa pritet të njohin kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit

Delo.autor

“TRONDITET” JOSE MOURINHO/ Merr kritika të ashpra nga Andi Lila: Nuk merr vesh nga futbolli

Delo.autor

Leave a Comment