Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Bruno Dita: Mendoj është rikthyer agresiviteti, në ndeshjet që…

Mesfushori i Skënderbeut, Bruno Dita, shënoi golin e vetëm që i dha dhe fitoren ekipit korçar ndaj Kukësit, e u shpall më i miri i takimit. Pas ndeshjes, ai u shpreh se tashmë ekipit iu ka kthyer agresiviteti, ndërsa ka edhe një batutë për ngjyrën blu.

Çfarë ka ndryshuar te skuadra që po tregon më të mirën?

Jemi rikthyer ai Skënderbeu që të gjithë presim. Mendoj është rikthyer agresiviteti, në këto ndeshje e kemi.

Hera e katërt që i shënoni Kukësit? Çfarë e bën kaq të veçantë që është “viktima” juaj?

S’e di, ndoshta më ngjit ngjyra blu. (qesh)

Skënderbeu është rikthyer, ai i javëve të para…

Është ajo që thashë, na ka humbur agresiviteti, në ndeshjet që kemi dalë të humbur. Ka qenë edhe mungesë fati, pasi një herë na vinin ekipet në portë, dhe shënonin gol. Tani, është rikthyer Skënderbeu që të gjithë prisnin.

Në pjesën e parë, ishit me Sibo në mesfushë. Më pas, dolët në modulin që jeni vendosur zakonisht. Sa ndikon te ju?

Ne gjithë javës stërvitemi për dy module, duhen edhe lojtarët. Është e vështirë të ndryshohen skemat brenda një ndeshjeje.

Nesër, tifo për Teutën apo Partizanin?

Ne do shohim punën tonë, kemi objektivat tona. Ekipet e tjera nuk na interesojnë për momentin. Kemi lënë shumë pikë, dhe jemi lart në tabelë. Llogaritë normale që bëhen, por të dalë si të dali ajo ndeshje.

Besoni tek një mrekulli?

Ka ndeshje plot, ka edhe 11 javë. Të gjitha janë të arritshme. Siç na ndodhi ne, mund t’i ndodhë edhe ndonjë ekipi tjetër, të kenë rezultate negative.

Related posts

“KU ËSHTË CR7”? ​Tifozët e Barcelonës këndojnë për Ronaldon në Bernabeu

F.autor

OBJEKTIVAT E SEZONIT TË JUVENTUSIT/ Emre Can: Champions? Vitin e kaluar kam humbur kundër Ronaldos, këtë vit…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Stërvitja e ekzagjeruar e Tyson Fury, bie çatia e palestrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment