Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Vesel Limaj: Tani jemi më të qetë në fushë, nuk mendojmë për…

Vesel Limaj është shpallur lojtari i ndeshjes, pas fitores së Kukësit ndaj Luftëtarit. Ai ka folur duke treguar edhe çelsin e suksesit të Kukësit në ndeshjet e fundit. Autori i golit të parë të Kukësit ndaj Luftëtarit, tha se skuadra është më e qetë në fushën e lojës.

Ndeshja?- Jemi më të qetë në fushë, mbajmë më shumë topin se në javët e fundit. Kemi pasur lojëra jo të mira, por tani kemi ritëm më të mirë.  Konkurrenca është e madhe, por lojtarët na ndihmojnë. Musolli me eksperiencën që ka është një lojtar shumë i mirë, na ndihmon shumë.

Partizani asist, do jeni më të përqëndruar tani?- Normalisht na pret një ndeshje shumë e vështirë me Korçën, nuk mendojmë për Partizanin. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës.

Je përshtatur në ekip? – Normalisht ndihem mirë si me Musollin si me Dzarian, janë me shumë eksperiencë. Më ndihmojnë shumë brenda dhe jashtë fushe. Kam kontratë me Kukësin dhe do vazhdoj këtu, nuk mendoj për kund tjetër.

Related posts

Lajm i madh nga Anglia! Super trajneri gati ta marrë drejtimin e Arsenalit

Sadik.Autor

NGA KYLIAN MBAPPE TEK MESSI/ Njihuni me 10 futbollistët më të paguar në botë, “Pleshti” lë pas…

Delo.autor

Simeone, për sulmuesin e Atletico: Ai është një kafshë

Sadik.Autor

Leave a Comment