Champions League Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ PSG-SË/ Rashford: Jemi mësuar të mbijetojmë, ja çfarë po mendoja para penalltisë

Markus Rashford ishte heroi i Manchester United teksa në kohën shtesë të takimit i dha kualifikimin skuadrës me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë ndaj PSG. Ja fjalët e tij pas ndeshjes.

“Çfarë po mendoja te penalltia? Të qëndroja i qetë. Unë e praktikoj çdo ditë në stërvitje dhe doja ta bëja.”

“Pritja në prag të penalltisë teksa arbitri po shihte VAR ishte pjesa më e vështirë. Rëndësi ka që shënova dhe skuadra fitoi.”

“Me gjithë mungesat që kishim në skuadër, çdo gjë dukej se ishte kundër nesh, por jemi mësuar të mbijetojmë në këto momente dhe tani mund të festojmë.”

“Të gjithë lojtarët që ishin në fushë sot janë gati të japin kontributin e tyre, ashtu siç e dhashë unë dy vite më parë kur erdha tek ekipi i parë.”

Related posts

ZËRAT E MERKATOS SHTOHEN/ Juve përgatit planin për t’i rrëmbyer Real Madrid dy yje të tjerë!

Isa.Autor

NGA KUALIFIKIMI NË “QATAR 2022” TEK E ARDHMJA/ Rrëfehet mesfushori Bare: Kam arritur atë që shumë e ëndërrojnë

Delo.autor

“MENDOVA SE…”/ Guardiola tregon ‘takimin” e parë me Messi-n: I vogël dhe i turpshëm…

F.autor

Leave a Comment