Champions League Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ PSG-SË/ Lukaku: Ne vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, ja strategjia që na dha fitoren

Romelu Lukaku ishte heroi i Manchester United ndaj PSG me dy golat e tij. Ai më në fund shfaqi se mund të jetë kompetitiv edhe në ndeshjet e rëndësishme.

Pas ndeshjes, ai ka zbuluar strategjinë e lojës me parnerin e sulmit Marcus Rashford.

“Unë dhe Rashford e dinim që mund ta shënonim këtu pasi luajtëm së bashku ndaj Fulham.”

“Ishte një kënaqësi të luaja me të sot në këtë mënyrë.”

“Ramë dakord se do të bënim presing së bashku dhe i thashë se sa herë që do të godiste portën, do ta ndiqja topin në shtyllën e dytë.”

“Ne thjesht vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Gjithçka fillon në lojërat 5 kundër 5 apo 6 kundër 6 në stërvitje, më pas duhet ta bëjmë edhe në ndeshjet kompetitive.”

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRË/ Stadiumi i boshatisur, shikoni çfarë ndodh në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Inzagi pritet të ul në stol yllin e mesfushës për… Arturo Vidal

Delo.autor

“NA MUNGOI 2 JAVË”/ Trajneri i Legias: Muçi bën shumë shaka, për të luajtur më tepër duhet…

Delo.autor

Leave a Comment