Champions League Futboll Sport

ROMA JASHTË “CHAMPIONS LEAUGE”/ Porto në çerekfinale falë… VAR-it!

Porto ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e mundi Romën me rezultat të përgjithshëm 4:3 në 1/8 e finales falë një penalltive të vonshme me ndihmën e VAR-it në kohën shtesë.
Porto e mundi Romën 3:1 në ndeshjen e kthimit në Portugali, por vetëm pas kohës shtesë prej 30 minutave, duke e përmbysur humbjen 2:1 në Romë në ndeshjen e parë.

Ndeshja e rregullt prej 90 minutave mbaroi 2:1 për portugezët me golat e Tiquinho Soares dhe Moussa Maregas ndërkohë që për vizitorët golin e vetëm e shënoi Daniele de Rossi, me rezultat të ngjashëm siç kishte fituar edhe Roma në shtëpinë e vet tri javë më parë.

Kjo bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Rreth gjashtë minuta para fundit, Porto fitoi penallti por vetëm pasi gjyqtari e rishikoi incidentin në VAR për një faull në zonë.

Në minutën e 117-të, mbrojtësi i majtë Alex Nicolao Telles shënoi nga penalltia duke ia siguruar kualifikimin Portos.

Porto i bashkohet Ajaxit, Tottenhamit dhe Manchester Unitedit si klubet e para që arrijnë në çerekfinale këtë sezon.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta. Rezultati 0-1

Delo.autor

“PARA DERBIT NUK E BESONIM KURRË QË DO TË DILNIM KAMPIONË”/ Albi Doka: Në Shqipëri luaj vetëm për Tiranën

Delo.autor

Legjenda e Barcelonës: Nuk e shoh Neymar te Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment