Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso: Nuk duhet të festojmë shumë, sepse…

Milan ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme kundër Sassuolo-s, por Gattuso nuk ka qenë 100% i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij: “Shpëtoj vetëm rezultatin dhe fazën mbrojtëse, kemi bërë shumë hapa mbrapa në sulm. Shumë gabime dhe rrëmujë. Duhet të përmirësohemi”, ka thënë trajneri kuqezi.

“Nuk duhet të festojmë shumë, sepse rezultatet negative do të vijnë shumë  shpejt nëse vazhdojmë të luajmë kështu. Nuk po kalojmë një moment të mirë në 10/15 ditët e fundit, arrijmë të bëjmë mirë vetëm një fazë. Na kanë mbetur akoma edhe 12 finale në kampionat, nuk dua që askush të ekzaltohet, as lojtarët dhe as tifozët”.

Lodhja nuk duhet të jetë një justifikim: “Ata që kanë luajtur futboll e dinë mirë, ka lojtarë që po luajnë 10/11 ndeshje radhazi, nuk duhet të jetë një justifikim, por është normale që bëjë një ndeshje nën rendiment. Nuk jemi shumë të qartë kur kemi topin”, ka përfunduar Gattuso.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Një “MAGJI” e David Silvas zhbllokon sfidën ndaj Bournemouth (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus i thotë lamtumirë yllit (VIDEO)

F.autor

SPALLETTI E PËRZË NGA KLUBI/ Sulmuesi i Interit drejt Premier Leagues tek…

Delo.autor

Leave a Comment